Saturday, May 4, 2024
HomeLajmeKosovaE shantazhoi të dashurën që të rrinte në lidhje me të, i...

E shantazhoi të dashurën që të rrinte në lidhje me të, i akuzuari nuk shkon në seancën gjyqësore

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhëresë për sjelle me detyrim ndaj Sh.V, i cili mungoi pa arsye në seancën e së enjtes, duke u bërë shkak të që shtyhet seanca.

Ai po akuzohet se më 2018 ka shantazhuar të dëmtuarën R.R ashtu që nga ajo ka marrë rreth 4 mijë euro duke e detyruar të qëndrojë në lidhje me të, në të kundërtën do të publikonte fotot e bëra gjatë kohës sa ishin në lidhje.

Lidhur me mungesën e të akuzuarit Vehapi, gjykatësi Hanefi Jashari tha se i njëjti ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt, mirëpo mungesën nuk e ka arsyetuar, andaj për të siguruar pjesëmarrjen e tij në seancën e radhës, do të lëshojë urdhëresë për sjellje me detyrim në seancë.

Në këto rrethana, seanca e shqyrtimit fillestar u shty, kurse ajo e radhës u caktua më 17 dhjetor të këtij viti.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur në nëntor të vitit 2018, Sh.V po akuzohet se më 14 tetor të 2018-ës në Prishtinë, i njëjti gojarisht dhe përmes SMS me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore në mënyrë të vazhdueshme ka shantazhuar të dëmtuarën R.R.

Aktakuza thotë se i pandehuri këtë e ka bërë ashtu që ka marrë nga e dëmtuara rreth 4 mijë euro dhe e ka detyruar të qëndrojë në lidhje me të duke kërkuar edhe para se nëse nuk takohet me të, ai do t’i publikojë në rrjetin social “Facebook” fotot e bëra gjatë kohës sa ishin në lidhje.

Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Shantazh” nga neni 341, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments