Monday, May 20, 2024
HomeSportE papritur, Arsenal i interesuar për nënshkrimin me Wijnaldum

E papritur, Arsenal i interesuar për nënshkrimin me Wijnaldum

Arsenal do provojë të bëjë një ofertë për mesfushorin e PSG-së, Gini Wijnaldum.

 

“FourFourTwo” raporton se marrëveshja mund të arrihet në ditët e ardhshme me holandezin që do kalojë në “Emirates” për pjesën e mbetur të sezonit.

Me mungesat e yjeve si Thomas Partey dhe Mohamed Elneny që do marrin pjesë në Kupën e Afrikës, “Topçinjtë” duan përforcime që të vazhdojnë garën për top katër.

Ish ylli i Liverpoolit nuk është përshtatur te PSG-ja, andaj nuk do e refuzojë rikthimin në Premierligë, edhe pse do luajë për rivalin e “Reds”.

Arsenal është ndër skuadrat e para që ka interesim për huazimin e Wijnaldum për një kohë të shkurtër, mirëpo e gjitha varet nga PSG, sepse skuadra franceze do këtë ‘fjalën e fundit’.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments