Monday, May 20, 2024
HomeLajmeKosovaE goditen më veturë një mjet të një personi zyrtar, më pas...

E goditen më veturë një mjet të një personi zyrtar, më pas dolën edhe e sulmuan fizikisht, 2 persona në kërkim policor

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë në kërkim policor, pasi të njëjtit kishin goditur fillimisht me veturë nga prapa e më pas e kanë sulmuar edhe fizikisht një person zyrtar.

Policia ka njoftuar se ka nisur rast hetimi.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, dje në mesditë.

“Viktima mashkull kosovar person zyrtar, ka raportuar se një veturë fillimisht e kishte goditur nga prapa e më pas dy persona të pa njohur kanë dalur nga vetura dhe e kanë sulmuar fizikisht. Të dyshuarit gjenden ne kerkim policor, kurse rasti ne procedure hetimore”, thuhet në njoftimin e PK-së,

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments