Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan mëngjesin e së mërkurës në zonat e Gjinarit dhe Shushicës, në qarkun e Elbasanit.
Sipas të dhënave të Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, lëkundja më e fortë sizmike u regjistrua në orën 07:33, me epiqendër rreth 12 kilometra në juglindje të Elbasanit dhe 44 kilometra në juglindje të Tiranës.
Tërmeti kishte një thellësi prej 5 kilometrash, ndërsa deri më tani nuk është raportuar për dëme materiale apo persona të lënduar.

