Monday, May 20, 2024
HomeBotaDy raste me Covid-19 në Samitin e G7-s në Britani, vetizolohet delegacioni...

Dy raste me Covid-19 në Samitin e G7-s në Britani, vetizolohet delegacioni i Indisë

Samiti i ministrave të G7-s mund të jetë kthyer në një vatër përhapjeje të Covid-19. I gjithë delegacioni i Indisë, që gjendet në Britani të Madhe, është vetizoluar pasi dy anëtarë të tij rezultuan pozitivë.

“Delegacioni i Indisë do të marrë pjesë virtualisht. Kjo ishte arsyeja pse po zbatojmë një protokoll strikt për Covid-19 dhe testet ditore”, bënë të ditur organizatorët e samitit të G7-s.

Kreu i delegacionit tha se ishte në dijeni të ekspozimit ndaj Covid-19 dhe pranoi që takimet e radhës do t’i mbajë virtualisht. Megjithatë, gjatë së martës takoi homologun amerikan dhe atë britanik.

“Kemi një udhërrëfyes shumë të detajuar për marrëdhëniet tona deri në vitin 2030, të cilin ne e kemi ndërtuar dhe që mbulon thuajse të gjitha aspektet”, u shpreh Subrahmanyam Jaishankar, ministër i Jashtëm i Indisë.

India nuk është pjesë e G7-s, por delegatët e këtij shteti do të merrnin pjesë si të ftuar specialë.

Grupimi i ekonomive më të mëdha dhe të avancuara të botës përbëhet nga Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Samiti zyrtar i liderëve të G7-s mbahet muajin që vjen, teksa ministrat e Jashtëm po parapërgatisin terrenin për tema të rëndësishme në takimin e parë me pjesëmarrje fizike në dy vitet e fundit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments