Saturday, May 18, 2024
HomeLajmeKosovaDy persona me motor kanë sulmuar avokatin Arianit Koci

Dy persona me motor kanë sulmuar avokatin Arianit Koci

Avokati Arianit Koci është sulmuar me grusht në kokë nga një person i panjohur, përderisa po shëtiste me biçikletë afër parkut Ulpiana, konkretisht në rrugën “Graçanicë-Llapnasell”, çka ka bërë që ta humb drejtimin. I njëjti po ashtu ka pësuar dhimbje nga sulmi.

Sipas raportit policor të siguruar nga Klankosova.tv, Koci ka qenë në biçikletë, kur dy persona i janë ofruar me një motor dhe njëri nga ta e ka goditur me grusht në kokë, më datë 28 shtator.

Në raport, Koci ka thënë se dy të dyshuarit i ka parë pak para sulmit në një pompë derivatesh, e cila posedon edhe kamera.

Njësitë e hetimeve janë njoftuar më pas për të bërë kontrollimin e kamerave, për të parë se a përputhen deklaratat e Kocit me përshkrimin e motorit dhe personave.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments