Thursday, March 28, 2024
HomeTop LajmetDy kosovarët në Izrael: Kraja rrëfen bisedën e burrit me ekipën e...

Dy kosovarët në Izrael: Kraja rrëfen bisedën e burrit me ekipën e Associated Press pas bombradimit

Dy raketa izraelite kanë shembur një ndertesë në Gaza ku gjendeshin zyrat e Al Jazeera-s, Associated Press dhe mediumeve të tjera.
Pas gjithë kësaj ngjarje ka reaguar ish- gazetarja kosovare, Garentina Kraja, e cila jeton në Izrael bashkë me burrin e saj, gazetarin Nebi Qena, i cili punon për Associated Press.

Kraja ka treguar për trishtimin që ka përjetuar teksa ka dëgjuar burrin e saj duke komunikuar me ekipin e tij nga Associated Press-it pas gjithë asaj që ka ndodhur.

“E shtangur nga frika derisa dëgjoj burrin tim Nebi Qena teksa i thotë ekipës së tij se do të rindërtojnë gjithçka pasi zyrat e Associated Press në Gaza ku qëndronin ekipet e jashtëzakonshme janë shkatërruar nga një sulm ajror i Izraelit”, ka shkruar Kraja në twitter.

Për ultimatumin rreth bombardimit, e para kishte njoftuar një gazetare e Al Jazeera-s, duke treguar se Izraeli kishte dhënë një orë kohë për evakuim nga ndërtesa.

Edhe një gazetar holandez ka treguar se brenda ndërtesës s’ka qenë askush kur është bombraduar, dreisa ka treguar se pasijet dhe arkivat janë demoluar.

“E pabesueshme. Gazetarët kanë dalë nga ndërtesa me kohë, por pajisjet dhe arkiva, janë shkatërruar”, ka shkruar Olaf Koens.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments