Thursday, March 28, 2024
HomeSportDrenica shkatërron Feronikelin dhe rimerr kreun në Superligën e Kosovës

Drenica shkatërron Feronikelin dhe rimerr kreun në Superligën e Kosovës

Drenica ka fituar me rezultat të thellë 4-0 në shtëpi ndaj Feronikelit në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në BKT Superligën e Kosovës.

Ekipi i Tahir Lushtakut i është kthyer fitores në kampionat, pasi ka triumfuar ndaj rivalëve rajonal, pas humbjes në ndeshjen e fundit ndaj Ballkanit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim total të kuqezinjve, të cilët përveç rasteve të shumta arritën të shënojnë edhe tri gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 12-të dhe ishte Kreshnik Uka, i cili shënoi nga afërsia për epërsinë 1-0.

Braziliani Dennisson (25’) u përkujdes për epërsinë 2-0, ndërsa Baton Zabërgja (43’) shënoi për 3-0 dhe më këtë rezultat ekipet shkuan në pushim.

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të vendasve, të cilët krijuan më shumë, menaxhuan lojën dhe shënuan edhe një gol për të vulosur fitoren.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 60-të nga lojtari në formë, Uka, i cili nga penalltia shënoi për 4-0 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Drenica rikthehet në pozitën e parë me 17 pikë, ndërsa Feronikeli zë vendin e shtatë me 10 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Drenica udhëton te Gjilani, ndërsa Feronikeli e pret Dritën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments