Saturday, May 18, 2024
HomeLajmeKosovaDrejtori i ASK-së: Pritet të ketë më pak popullsi se në vitin...

Drejtori i ASK-së: Pritet të ketë më pak popullsi se në vitin 2011, shkak migrimi e nataliteti

Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, ka thënë se pritet të ketë më pak popullsi se sa në regjistrimin e vitit 2011.

Në konferencën për media para fillimit të daljes së ekipeve në terren për Regjistrimin e Popullsisë, Kastrati tha do të gjobiten qytetarët nëse nuk regjistrohen.“Për shkak të natalitetit dhe migrimit, pritet që në Kosovë të ketë më pak popullsi se sa regjistrimi i vitit 2011. Regjistrimi i popullsisë do të mbahet çdo ditë, përpos ditën e hënë që do të jetë ditë pushimi. Pra është obligim ligjor, mos të jetë zgjedhje dëshirë”, u shpreh ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments