Friday, May 17, 2024
HomeSportDramë në Serbi, sulmohen tifozët e Rijekës që po ktheheshin nga Kosova...

Dramë në Serbi, sulmohen tifozët e Rijekës që po ktheheshin nga Kosova në Kroaci

Tifozët e Rijekës e kanë parë tmerrin me sy mbrëmë.

Në fakt, ata ishin duke u kthyer në Kroaci nga Kosova, ku ekipi i tyre i zemrës e mposhti Dukagjinin në Prishtinë me rezultat 1:0, njofton mediumi serb “Telegraf”

Por, rreth orës 4 të mëngjesit, persona me maska i kanë sulmuar tifozët kroatë, duke i gjuajtur dhe duke ua thyer dritaret e autobusit në afërsi të Grockas.

Nuk raportohet për të lënduar pas këtij incidenti, ku thuhet se janë përfshirë tifozët nacionalistë të Crvena Zvezdës, që kanë armiqësi me tifozët kroatë në përgjithësi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments