Saturday, June 12, 2021
HomeTjeraKulturaDokumentari ‘Hope’ shpërblehet me dy çmime në Festivalin e Filmit në Indi

Dokumentari ‘Hope’ shpërblehet me dy çmime në Festivalin e Filmit në Indi

Dokumentari ”Hope” i realizuar nga Vjosa Abazi, është shpërblyer me dy çmime mujore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit ”Tagore” që mbahet në Indi.

Filmi është shpallur fitues i çmimeve Documentary film dhe Film On Woman.

Dokumentari i cili premierën e kishte në DokuFest-in e viti të kaluar, shpalos historinë e katër grave që i lidhin histori të ndryshme por një fat i përbashkët. Heroina që ndonëse të goditura si mos më keq nga fatkeqësia, mbajnë të freskëta rrëfimet e tyre. Nuk është historia e njëjtë ajo që i bashkon, por është shpresa që i mban të gjalla, ju jep kurajo dhe forcë për të vazhduar më tutje.

Dokumentari “Hope” sjellë rrëfimet dhe përditshmërinë e këtyre katër grave, Hajries, Ferdonijes, Valintinës e Makfiretes, i bënë të gjalla dhe njëherë historitë që nuk duhet të kalohen në heshtje.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments