Sunday, April 28, 2024
HomeEkonomiDogana investon 80 mijë euro në laboratorin për cilësinë e naftës

Dogana investon 80 mijë euro në laboratorin për cilësinë e naftës

Është hapur tender nga Dogana e Kosovës ku përfshihet furnizimi i laboratorit me mjete analizuese për cilësinë e naftës. Vlera e tij është 80 mijë euro dhe është planifikuar me miratimin e buxhetit të shtetit në fillimvit.

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, ka thënë se kjo është profitabile sepse zvogëlohen shpenzimet e kompanive, evitohen pritjet e gjata dhe rritet numri i mostrave të cilat testohen në laborator.

Kritikues i këtij projekti është ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi që atëherë i kishte kompetencat për inspektimin e derivateve të naftës.

Kryetari i naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, mbështet investimet për laboratorin e Doganës dhe njëherit ka një kërkesë për ministren aktuale që super analizat e derivateve të kryhen vetëm në laboratoret kosovare.

Por, a ishte e domosdoshme blerja e këtyre pajisjeve në këtë situatë të vështirë ekonomike si pasojë e pandemisë përgjigje nuk kanë kthyer nga Ministria e Financave dhe Transfereve edhe pasi Klan Kosova i kontaktoi disa ditë me radhë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments