Tuesday, June 23, 2026
HomeLajmeKosovaDjali s’arrin të kontaktojë me nënën për dy ditë, e gjen pa...

Djali s’arrin të kontaktojë me nënën për dy ditë, e gjen pa shenja jete në banesë në Fushë Kosovë

Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Fushë Kosovë, pasi familjarët nuk kishin arritur të kontaktonin me të për dy ditë

Sipas Sinjalit, rasti është raportuar më 22 qershor, rreth orës 10:35, në Stacionin Policor në Fushë Kosovë, nga ankuesi F.G.

Ai ka njoftuar Policinë se kishte dy ditë që nuk kishte arritur të kontaktonte me nënën e tij dhe, pasi kishte shkuar në banesën e saj në rrugën “Hashim Hajdini”, e kishte gjetur pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi emergjent, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Trupi i pajetë është tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për procedura të mëtejshme.

Pas konsultimit me Prokurorin kompetent, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit janë në vazhdim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments