Monday, May 20, 2024
HomeLajmeKosovaDjali i Kadri Veselit nga Haga: Malli për babain lehtësohet nga krenaria...

Djali i Kadri Veselit nga Haga: Malli për babain lehtësohet nga krenaria për të kur e shohim një përkrahje kaq të madhe

Pikërisht para Gjykatës, qindra bashkatdhetarë janë mbledhur në përkrahje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

I pranishëm ishte edhe djali i Kadri Veselit, Klestori.

Ky i fundit ka falënderuar të gjithë shqiptarët.

“Faleminderit të gjithë shqiptarëve që masivisht u solidarizuan me prindërit tanë – si dje në Prishtinë, ashtu dhe sot në Hagë! Malli për babain lehtësohet nga krenaria për të kur e shohim një përkrahje kaq të madhe. Krenar me UÇK-në. Faleminderit të gjithëve! Zoti qoftë me ju”, ka shkruar Klestor Veseli.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments