Sunday, May 19, 2024
HomeBotaDitë rekordesh negative të pandemisë në Europë

Ditë rekordesh negative të pandemisë në Europë

Ditë rekordesh negative për pandeminë e koronavirusit në gjithë Europën. Nivelin më të lartë të infektimeve ditore e preku Gjermania me gati 53 mijë raste.

Edhe vdekjet shënuan shifrën më të lartë prej Majit me 294 raste. Shifra të larta edhe në Austri, ku kjo e mërkurë preku rekord të ri pandemik me mbi 14 mijë infektime, e po ashtu 61 vdekje.

Prej fillimit të Shkurtit nuk shënoheshin kaq shumë të vdekur brenda 24-orëve. Këtë javë, autoritetet futën në karantinë vetëm të pavaksinuarit, një masë unike për gjithë Europën, që ende nuk ka dhënë asnjë rezultat pozitiv në uljen e infektimeve, përveç se ka shtuar ritmet e vaksinimit.

Rezultate ende nuk po jep as karantina e pjesshme për gjithë qytetarët në Holandë, ku 24-orëshin e fundit u shënua një rekord i ri pandemik me mbi 20 mijë infektime të reja. Edhe në Francë u shënua niveli më i lartë i infektimeve ditore që prej fundit të Gushtit me mbi 19 mijë raste. Autoritetet po shqyrtojnë mundësinë në ambientet publike të lejohet hyrja vetëm e të vaksinuarve.

Në vendet e lindjes së kontinentit, shqetësim më tepër se rritja e infektimeve janë shifrat e larta të viktimave. Rekorde për gjithë periudhën e pandemisë u shënuan këtë 24-orësh veçanërisht në Rusi e Ukrainë, ku vaksinimi është ende në nivele të ulëta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments