Thursday, May 2, 2024
HomeLajmeKosovaDiskutime me tone të larta në Komisionin parlamentar për integrime

Diskutime me tone të larta në Komisionin parlamentar për integrime

Me përplasje verbale po përcillet mbledhja e Komisionit parlamentar për integrime ku po raporton ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari.

Me tone të larta u përcoll diskutimi mes ministres Hajdari dhe kryetares së komisionit nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi.

Kjo pasi Krasniqi e pyeti në lidhje me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore.

“Raporti i Progresit ka treguar se ende është shqetësues korrupsioni në Kosovë. Dita – ditës po e shohim se çfarë po ndodh në këtë qeverisje. Para disa ditëve ju jeni ftuar nga Prokuroria Speciale në lidhje me rezervat shtetërore. Jeni ftuar si e pandehur nën dyshimin se keni kryer vepër penale. Cila është e vërteta? Ti ke thënë nuk kam qenë në prokurori, e prokuroria ka thënë se ke qenë”, tha deputetja Krasniqi.

E i ashpër ishte edhe reagimi i ministres.

“Kosova është e vlerësuar në të gjitha raportet si e para për qeverisje të mirë, për përmirësimin e ambientit të të bërit biznes. Sa i përket pyetjeve për çështjen në fjalë, unë sot jam në raportim për çështjet që kanë të bëjnë me integrimet. Unë shfrytëzoj të drejtën time që të përgjigjem për integrimet evropiane. Ku e din ti a kam dhënë a nuk dhënë deklaratë. Para publikut kam dal, nuk kam nevojë të shkoj fshehtas, unë jam e hapur”, shtoi e para e Ministrisë së Industrisë.

Përplasje verbale pati edhe mes deputetëve të pozitës e opozitës.

Nga mazhoranca i kërkuan opozitës që mos të devijojnë temën për çka është thirrur ministrja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments