Monday, April 29, 2024
HomeLajmeKosova‘Disfata’ e Vetëvendosjes, Andi Bushati: Ky nuk është votuesi tradicional i VV

‘Disfata’ e Vetëvendosjes, Andi Bushati: Ky nuk është votuesi tradicional i VV

Në zgjedhjet lokale të Kosovës që u zhvilluan të dielën Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të fitojë në vetëm 4 komuna.

 

Analisti Andi Bushati thotë se megjithatë, VV nuk e ka humbur elektoratin e saj si parti.

“Nëntë muaj janë shumë pak për të qenë aq ‘i keq’ sa për të humbur votat”, u shpreh Andi Bushati në Euronews albania.

Ajo çfarë ka ndodhur, sipas analistit, është që elektorati i PDK-së dhe LDK-së që votoi Albin Kurtin më 14 shkurt për shkak të zhgënjimit, i kanë rikthyer sytë nga këto parti për shkak se po transformohen, duke i ardhur më afër pritshmërisë së qytetarëve.

Ky transformim për së miri i këtyre partive vjen si pasojë e ndikimit që ka pasur Vetëvendosja, si parti e re.

“Partitë që kishin kaluar në opozitë se me fytyrat e vjetra nuk mund të ndesheshin më me fytyrën e re të Vetëvendosjes. Ata u detyrua të transformohen”, u shpreh Andi Bushati.

Analisti bëri edhe një krahasim me gjendjen e partive politike në Shqipëri, ku tha se këtu “janë partitë që duan të dhunojnë miletin dhe jo mileti që i tregon partive si duhet të transformohen”.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments