Friday, April 26, 2024
HomeLajmeKosovaDisa shtete e kufizojnë/ A është e rrezikshme vaksina e AstraZenecas për...

Disa shtete e kufizojnë/ A është e rrezikshme vaksina e AstraZenecas për moshat mbi 60-vjeç? Flasin nga MSH

Disa shtete të botës e kanë kufizuar përdorimin e vaksinës se AstraZenecas vetëm për moshat mbi 55-60 vjeç për shkak të mpiksjes së gjakut.

Ndërkohë, kjo vaksinë ka nisur që t’u jepet sot personave mbi moshën 85-vjeç në Kosovës.

Lajmi.net ka pyetur Ministrinë e Shëndetësisë se a po e mendon edhe Kosova kufizimin e kësaj vaksine për këto mosha. Por, nga MSH kanë thënë se vendi ynë përcjell rekomandimet zyrtare të EMA-së dhe OBSH-së.

Derisa thonë se vaksina AstraZeneca është efikase dhe deri tash janë dhënë miliona doza të kësaj vaksine.

“Kosova përcjell rekomandimet zyrtare të EMA dhe OBSh lidhur me vaksinat, përfshirë edhe AstraZeneca. Emëruesi i përbashkët e qëndrimeve të deritanishme të këtyre organizatave ka qenë që vaksina AstraZeneca është efikase dhe deri tash janë dhënë miliona doza të kësaj vaksine”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

MSH po ashtu thotë se çkado që vendos EMA, është e pranishme për Kosovën.

Ndërkohë, Spanja ka qenë shtetit i radhës që sot e ka kufizuar përdorimin e vaksinës së kompanisë AstraZeneca vetëm për personat mbi moshën 60-vjeçare, pasi rregullatorët evropianë dhe britanikë gjetën lidhje të mundshme mes kësaj vaksine dhe mpiksjes së rrallë të gjakut në tru.

Ndërkohë, dje Agjencia Evropiane e Ilaçeve ka thënë se ka gjetur “lidhje të mundshme” në mes të vaksinës kundër koronavirusit, të kompanisë AstraZenenca dhe një çrregullimi të rrallë të trashjes së gjakut, mirëpo ka thënë se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet.

Në një deklaratë të publikuar të mërkurën, kjo Agjenci nuk ka vënë kufizime të reja në përdorim të vaksinës për personat mbi 18 vjeç.

Agjencia në fjalë ka thënë se shumica e rasteve që janë raportuar me trashje gjaku, janë gra nën moshën 60-vjeçare, brenda dy javëve të vaksinimit.

Ajo ka thënë se bazuar në të dhënat aktuale, Agjencia nuk ka qenë në gjendje të identifikojë faktorë specifikë të rrezikut.

Ekspertët kanë rishikuar disa dhjetëra raste që janë raportuar në Evropë dhe Mbretëri të Bashkuar, ku 25 milionë persona kanë marrë vaksinën e kompanisë AstraZenenca.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments