Friday, May 17, 2024
HomeLajmeKosovaDinari mbledh sërish javën tjetër në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë

Dinari mbledh sërish javën tjetër në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë

I dërguari special i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pritet që t’i thërras për takim në Bruksel kryenegociatorët, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç për të vazhduar diskutimet lidhur me çështjen e dinarit.

Në një përgjigje për Reporterin, BE konfirmon se takimi do të jetë javën e ardhshme, por data nuk është përcaktuar ende.

Bashkimi Evropian thekson se në këtë takim do të diskutohet për një zgjidhje të përkohshme për çështjet e shkaktuara nga BQK, që palët të jenë të gatshme të angazhohen në propozimet e paraqitura na emisari Lajçak.

“Ndërmjetësuesi i BE-së planifikon të thërrasë një takim tjetër javën e ardhshme në nivelin e kryenegociatorëve për të diskutuar një zgjidhje të përkohshme të çështjeve të shkaktuara nga rregullorja e fundit e Bankës Qendrore të Kosovës, me kusht që palët të jenë të gatshme të angazhohen në bazë të ideve të paraqitura nga ndërmjetësuesi i BE-së”, tha një zëdhënës i BE-së për Reporteri.net.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments