Aston Villa mori një fitore të madhe në udhëtim te Evertoni me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Ligës Premier.

Goli i vetëm për ekipin që drejtohet nga Steven Gerrard erdhi në minutat shtesë të pjesës së parë me shënues Emi Buendia.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi në rregull pas golit, pasi festa e këtij goli ishte thuajse e përgjakshme për dyshen e Aston Villas, Digne dhe Cash.

Festa e lojtarëve të Aston Villas

Skuadra e Gerrard po festonte golin e tyre të madh nga Buendia para tribunës vendase në Goodison Park, kur tifozët filluan të gjuan me shishe në drejtim të lojtarëve.

Njëra nga shishet goditi mbrojtësin e krahut të djathtë, Cash, ndërsa e njëjta mendohet se goditi edhe mbrojtësin tjetër, Digne, me të dy që ranë në tokë.

Cash dhe Digne duke mbajtur kokën

Tifozët e Evertonit gjithashtu gjatë pushimit mes pjesëve vërshëllyen dhe shanë trajnerin e Aston Villas, Gerrard, i cili është legjendë e rivalëve, Liverpoolit.

Megjithatë, Gerrard i mposhtu me një ‘shikim vrasës’.