Thursday, April 18, 2024
HomeSportDiaz rezulton pozitiv me COVID-19

Diaz rezulton pozitiv me COVID-19

Klubi italian, Milan ka konfirmuar se mesfushori sulmues, Brahim Diaz ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

 

Stefano Pioli do të duhet të bëjë pa mesfushorin sulmues spanjoll në ndeshjen kundër Veronës.

Mungesa e Diaz i shtohet atyre të Theo Hernandez, Maignan, Messias, Florenzit dhe Bakayokos.

Trajneri i Rossonerëve kështu përgatit ‘kartën’ e Daniel Maldini për pozitën e startuesit.

Maldini, i cili është i lindur më 2001, është gati për debutimin e tij në Serie A nga minuta e parë në San Siro pas paraqitjes së shkëlqyer me një gol në ‘La Spezia’.

Maldini u përfshi gjithashtu në 20 finalistët për çmimin ‘Golden Boy 2021’, dhënë lojtarit më të mirë nën 21 vjeç të vitit.

“AC Milan njofton se Brahim Diaz rezultoi pozitiv. Lojtari është mirë dhe është i izoluar në shtëpi. I gjithë grupi i ekipit është testuar me rezultate negative. Një monitorim i afërt do të pasojë sipas indikacioneve të dhëna nga autoritetet kompetente shëndetësore, të cilat u informuan menjëherë”, u tha në komunikatën e klubit italian.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments