Sunday, May 19, 2024
HomeLajmeKosovaDetaje/ Policia arrestoi gjashtë të dyshuarit derisa po pinin kafe në një...

Detaje/ Policia arrestoi gjashtë të dyshuarit derisa po pinin kafe në një pompë derivatesh

Pas aksioneve të shumta të cilat u realizuan në disa qytete së fundi nga Policia e Kosovës, sonte një aksion i gjerë po zhvillohet në rajonin e Prishtinës.

 

Drejtoria kundër Krimeve Ekonomike në kuadër të Policisë së Kosovës ka realizuar një aksion në dalje të Prishtinës.

Siç mëson lajmi.net nga ky aksion janë arrestuar gjashtë persona të dyshimtë , si dhe janë konfiskuar disa vetura.

Të njëjtit në kohën e arrestimit ishin duke pirë kafe në një pompë derivatesh e cila gjendet në këtë anë të kryeqytetit.

Ndërsa lidhur me rastin nga Policia e Kosovës vetëm kanë konfirmuar aksionin, derisa nuk kanë dashur të japin detaje shtesë lidhur me këtë.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës. Pas përfundimit të operacionit policor do të njoftoheni me informacione shtesë”./Lajmi.net/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments