Friday, April 19, 2024
HomeLajmeKosovaDeputeti hungarez konfirmon “non-paper”-in e ri: Ky është qëllimi

Deputeti hungarez konfirmon “non-paper”-in e ri: Ky është qëllimi

Deputeti hungarez Andor Deli ka konfirmuar ekzistencën e një tjetër “non-paper”-i të hartuar nga vendet e Grupit të Vishegradit dhe Austrisë, i cili bën thirrje për përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në bisedimet mbi të ardhmen e BE-së.

“Nga ky “non-paper” dhe e gjithë iniciativa është absolutisht e qartë se sa e rëndësishme është zgjerimi në Ballkanin Perëndimor për Hungarinë, si dhe për dëshirat e tjera të vendeve të Vishegradit dhe Austrisë”, tha Deli për Tanjug.

Ai deklaron se qëllimi i dokumentit jozyrtar të destinuar për institucionet e BE-së është përfshirja strategjike e vendeve të Ballkanit Perëndimor në proceset që do të ndikojnë në të ardhmen e BE-së, siç është Konferenca për të Ardhmen e Evropës.

“Personalisht, unë mendoj se do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme dhe se do të ishte një mesazh jashtëzakonisht i mirë për qytetarët e rajonit, sepse ashtu si qytetarët e vendeve anëtare të BE-së, ata mund të shprehnin mendimin e tyre dhe do të përfshiheshin aktivisht në krijimin e drejtimit të zhvillimit për të ardhmen e BE-së”, tha Deli.

Burime diplomatike thanë më parë se një dokument jozyrtar i hartuar nga ministrat e jashtëm të Hungarisë, Sllovakisë, Republikës Çeke, Polonisë dhe Austrisë është dërguar në Bruksel, duke përfshirë Komisionin Evropian dhe Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Oliver Varhei.

Ndryshe nga “non-paper”-at ​​e mëparshëm të cilët propozuan ndryshimin e kufijve të rajonit dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura, ky dokument mbështet integrimin më të shpejtë dhe më të madh të rajonit në BE.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments