Friday, April 19, 2024
HomeLajmeKosovaDeputetët e të gjitha partive opozitare mblidhen në bregdet për inaugurimin e...

Deputetët e të gjitha partive opozitare mblidhen në bregdet për inaugurimin e një restoranti luksoz

Deputetët e opozitës në Kuvendin e Kosovës janë bërë bashkë në Golem të Shqipërisë këtë fundjavë.

Reporteri ka siguruar fotografi nga atje, teksa shihen lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, U.D i kreut të PDK-së, Enver Hoxhaj, deputetët Agim Veliu, Besian Mustafa, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ish-ambasadorja në SHBA, Vlora Çitaku e shumë figura tjera të njohura të politikës kosovare, në inaugurimin e një resorti luksoz në bregdet.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni është edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini.

PDK, LDK dhe AAK mbeten partitë opozitare në Kuvend, derisa Nisma dhe PSD mbesin parti opozitare jashtë Kuvendit.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments