Sunday, May 5, 2024
HomeLajmeDega e LDK-së për Gjermani,përkujton dhe bën homazh në kujtim të dijetarit...

Dega e LDK-së për Gjermani,përkujton dhe bën homazh në kujtim të dijetarit Fehmi Agani.

Dega e LDK-së për Gjermani,përkujton dhe bën homazh në kujtim të dijetarit Fehmi Agani me rastin e përvjetorit të vrasjes së tij.
Postimi i plotë :
DEGA e LDK-së për GJERMANI,përkujton dhe bën homazh në kujtim të dijetarit FEHMI AGANI.
Vrasja makabre e dijetarit, ideologut, filozofit dhe nënkryetarit të parë të LDK-së FEHMI AGANI, ishte nji humbje për Shtetin që po lindëte, regjimet vrastare dhe fashisoide vrasin kokat dhe trurin e Shtetit.
Lavdi jetës dhe vepres madhore të prof. Aganit!
Mallkuar qofshin regjimet kriminale Serbo-Sllave!
Osman Ferizi

-për kryesin e Deges!

Nje biografi e shkurter per Akademik Fehmi Agani :

Akademik Fehmi Agani ishte studiues i shquar i fushës së sociologjisë, njëkohësisht një veprimtar i shquar politik i çështjes kombëtare shqiptare. Lindi në Gjakovë dhe u diplomua për filozofi në Universitetin e Beogradit.

Në vitin 1965 kreu studimet pasuniversitare për shkenca politike në po këtë universitet. F. Agani ka qenë lektor dhe dekan i Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës, redaktor i politikës së jashtme në gazetën “Rilindja” dhe drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës.

Nga viti 1968 ishte një nga ideatorët e projektit për pavarësinë e Kosovës, për të cilin punoi deri në fund të jetës së tij. Pas demonstratave studentore të vitit 1981, Agani u largua nga autoritetet serbe nga mësimdhënia në universitet.

Ai u zgjodh nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ishte një nga negociatorët kryesorë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet partive politike të Kosovës për forcimin e qëndresës kombëtare të shqiptarëve të Kosovës.

Në Konferencën e mbajtur në Rambuje për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ai nxiti frymën e konsensusit ndërmjet përfaqësuesve shqiptarë.

Pas fillimit të fushatës së bombardimit të NATO-s kundër Serbisë, më 6 maj 1999, akademik Fehmi Agani u vra nga forcat serbe gjatë një përpjekje për të kaluar në Maqedoni. Ai është Hero i Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments