Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se një pjesë e madhe e kryeqytetit do të mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm, për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit te Pallati i Rinisë.
Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, defekti është paraqitur në një gyp me diametër 350 milimetra.
Kompania ka bërë të ditur se ekipet teknike do të ndërhyjnë për sanimin e problemit.
“Si pasojë e këtij defekti, një pjesë e madhe e qytetit të Prishtinës do të mbetet pa ujë deri në sanimin e problemit”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.
Kompania u ka kërkuar qytetarëve mirëkuptim deri në përfundimin e punimeve për riparimin e defektit.

