Tuesday, April 23, 2024
HomePublikime/KonkurseDebat Publik "Eco Resort Braina"

Debat Publik “Eco Resort Braina”

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-214 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 20, pika 2 dhe 4, Kompania “Eco Resort Braina” Sh.p.k Brainë, Podujevë, në bashkëpunim me Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, organizojnë:

 

                                           DEBAT PUBLIK

 

 Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për kompleksin hotelier dhe vilat familjare në Brainë, Podujevë.

 

 Njoftohet publiku i interesuar se më datën 23.12.2022 në ora 10:00 në hapësirat e hotel “Adriatiku” në Orllan, Podujevë do të organizohet debat publik nga Kompania “Eco Resort Braina” Sh.p.k Brainë, Podujevë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Debati publik do të organizohet për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për kompleksin hotelier dhe vilat familjare në Brainë, Podujevë. Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM

https://us04web.zoom.us/j/72022273159pwd=075AeYoqoA0Rdpobz3sxtaMjMaGvvj.1

Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për kompaninë “Eco Resort Braina” Sh.p.k Brainë, Podujevë për kompleksin hotelier dhe vilat familjare në Brainë, Podujevë.

https:// mmphi.rks-gov.net/dokumentet_dhe_publikimet/279/publikimet

Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.

RELATED ARTICLES

Shpallje të pavlefshme

Shpallje të pavlefshme

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments