Saturday, May 4, 2024
HomeSportConte është i gatshëm të lejojë shitjen e gjashtë lojtarëve të mëdhenj

Conte është i gatshëm të lejojë shitjen e gjashtë lojtarëve të mëdhenj

Trajneri italian i Tottenham Hotspur, Antonio Conte është gati të lejojë disa shitje të mëdha nga klubi anglez këtë vit.

Sipas mediumit ESPN, Conte planifikon shitje të pamëshirshme nga klubi anglez dhe më shumë së gjysmë formacioni lojtarësh janë në rrezik për t’u shitur.

Italiani thuhet se e ka përsëritur këtë mesazh në takimet private me drejtuesit e lartë të klubit, ndërsa përshkroi planin e tij për të riformuar skuadrën e tij.

Por, kjo mund të ndodhë vetëm nëse bëhet një rregullim i madh – dhe ka disa emra të mëdhenj që mund të jenë viktima.

Dele Alli, Steven Bergwijn dhe Tanguy Ndombele janë të gjithë në listën e lojtarëve që Conte është i gatshëm t’i largojë pasi nuk e kanë bindur.

Edhe Matt Doherty, Japhet Tanganga dhe Giovani Lo Celso janë gjithashtu emra që po shihen si të mundshëm për t’u larguar gjithashtu.

Kryetari i Spurs, Daniel Levy është i gatshëm të mbështesë gjykimin e Contes dhe është gati të fillojë punën në afatin kalimtar të këtij muaji për të filluar me disa largime.

Largimi i lojtarëve të panevojshëm do të krijonte fonde, por edhe vend për të sjell emra të rinj lojtarësh që pëlqehen nga trajneri italian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments