Monday, August 17, 2026
HomeLajmeKosovaÇmimet e naftës mbeten të pandryshuara – dizeli 1.76€, benzina 1.50€

Çmimet e naftës mbeten të pandryshuara – dizeli 1.76€, benzina 1.50€

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për ditën e sotme.

Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal për një litër naftë (dizel) është përcaktuar në 1.76 euro, ndërsa benzina do të shitet deri në 1.50 euro për litër.

Ndërkohë, çmimi maksimal i lejuar për gazin është 0.62 euro për litër.

Këto çmime vlejnë për ditën e diel dhe të hënën, ndërsa sipas njoftimit, kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00.

MINT ka bërë të ditur se ankesat e qytetarëve lidhur me çmimet mund të adresohen te organet përkatëse të ministrisë.

Këto çmime për ditën e sotme kanë qenë të njejta edhe gjatë ditës së djeshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments