Saturday, July 27, 2024
HomeLajmeKosovaCilët janë shkaktarët e aksidentit me fatalitet në Prishtinë – flet eksperti...

Cilët janë shkaktarët e aksidentit me fatalitet në Prishtinë – flet eksperti i komunikacionit

Pothuajse çdo ditë në rrugët e Kosovës janë duke ndodhur aksidente të ndryshme, qoftë me dëme materiale, me lëndime trupore apo edhe ato me fatalitet.

E, një aksident që tronditi vendin ditëve të fundit ishte ai i së hënës në Prishtinë, ku një 26 vjeçar me inicialet Sh.H ndërroi jetë.

Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj në lidhje me këtë çështje tha se Prishtina aktualisht është vendi më problematik sa i përket aksidenteve me fatalitet.

Për rastin e fundit, Dedaj theksoi se duhet të bëhet një hulumtim i saktë se çka ndodhi që erdhi deri të goditja e semaforit, që më pas u rrëzua aq lehtë e për pasojë vdiq një i ri.

“Me sa shoh te aksidenti i fundit është faktori njeri dhe faktori rrugë. Mund të jetë faktori njeri pasi mund të ketë pagjumësi, ose nën ndikimin e pijes alkoolike i jep me shpejtësi të madhe, etj. Nëse dalim te komunikacioni rrugor kemi të bëjmë me njohurit mbi sigurinë rrugore. Sa e drejton automjetin ajo në mënyrë të sigurt, nëse merret një veprim i tillë gjysmë rrethor, a është shofere e re, a ka përvojë? E nëse është shofer i ri, vazhdojnë procedurat hetimore, për me identifiku se si e kam marr patentë shoferin? Pastaj nëse kthehemi te faktori rrugë, semafori është i vendosur dhe a i ka elementet kryesore të sforcimit. Ajo duhet të testohet se nëse goditet prej një automjeti me shpejti maksimale të zhvilluar nuk guxon me këput, sikurse ka ndodh.

I pyetur se kush e merr përgjegjësin për sforcimin e semaforëve në rrugë, ai tha: “Sigurisht që Komuna. Pasi ajo e ka bërë pranimin teknik”.

Dedaj potencoi se janë pesë faktorë të cilët shkaktojnë aksidente.

“ Është faktori njeri, rrugë, automjet, komunikacioni rrugor, dhe faktori incident. Krejt këto i kanë elementet e tyre që shkaktojnë aksidentet. Duke marr parasysh se aksidentet i klasifikojmë si aksidente me dëme materiale të lehta, më dëme materiale më të mëdha dhe me lëndime trupore, pastaj dhe me fatalitete”, tha tutje eksperti i komunikacionit.

Ndërkaq, Dedaj kritikoi institucionet shtetërore pasi në vend nuk ka institucion të veçantë ku studiohet për komunikacionin rrugorë.

“Nëse e bëjmë një analizë të faktorëve se kush i shkakton këto aksidente duhet të studiohen elementet që i shkaktojnë ato. E këtu në Kosovë këto nuk studiohen, pasi duhet të ekzistojnë institucionet e caktuara, pasi duhet të ketë një institutit për hulumtimin e elementeve të sigurisë që e shkaktojnë aksidentet. E, nuk ekziston as agjencioni që merret me masa preventive”, tha ndër të tjera Dedaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments