Friday, April 19, 2024
HomeShëndetësiCilat janë frutat e thata me më së shumëti vlera ushqyese? Nga...

Cilat janë frutat e thata me më së shumëti vlera ushqyese? Nga e para tek e fundit

Këto janë 5 frutat e thata më të shëndetshme dhe me më së shumëti vlera.

 

Frutat e thata mund të zëvendsëojnë shumë mirë biskotat e çokollatat që konsumoni mes vakteve, e nëse nga këto të fundit nuk keni asnjë përfitim shëndetësor, frutat e thata veçse të shijshme janë të pasura me vlera ushqyese, vitamina e minerale tejet të dobishme për organizmin.

Ky ndryshim i vogël në dukje në regjimin ushqimor do të kishte shoqërohej me jo pak përfitime. Living do të rendisë më poshtë të gjitha frutat e thata më të mira për ju sipas vlerave ushqyese e përfitimeve shëndetësore.

Fëstëk

Sipas nutricionistëve fëstëkët mbajnë vendin e parë si fruti i thata më i shëndetshëm ! Janë të pasura me disa lëndë ushqyese, përfshirë yndyrna të shëndetshme, proteina dhe fibra.

Kanë më pak kalori se frutat e tjera dhe mund të hani deri në 50 stika në ditë në ndryshim nga bajamat që mund të hani vetëm 10. Ulin inflamacionin dhe stresin oksidativ. Mund të reduktojë nivelet e larta të kolesterolit dhe mbrojnë zemrën

Arrat

Arra konsiderohet një ushqim i trurit për shumë vite. Këtu janë arsyet pse duhet të shtoni këtë frut të thatë në dietën tuaj të përditshme:

  • Përmbajnë omega 3 që përmirësojnë funksionet e trurit
  • Parandalojnë plakjen e parakohshme dhe zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Arra e Brazilit

Arrat e Brazilit janë të njohura për përmbajtjen e tyre të selenit , i cili është një antioksidant që mund të parandalojë sëmundje të ndryshme.Rekomandohet për gratë shtatzëna dhe për të trajtuar sëmundjet e tiroides.

Cashews

Ky frut i thatë është i pasur me magnez dhe bakër. Magnezi është një mineral që kontribuon në shëndetin e sistemit muskulor dhe nervor dhe gjithashtu kontrollon nivelet e sheqerit në gjak. Ndërkohë, bakri kërkohet nga trupi për të absorbuar dhe përdorur hekurin.

Bajamet

Bajamet janë të njohura për përmbajtjen e tyre të lartë të vitaminës E, e cila ndihmon në shëndetin e lëkurës. Përveç kësaj, bajamet vijnë me shumë përfitime të tjera si:

  • Forcimi i imunitetit
  • Mbrojtja e trupit nga stresi oksidativ
  • Janë të pasura me magnez, folate dhe calcium dhe yndyrna të shëndetshme.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments