Sunday, May 19, 2024
HomeSportChiellini: Nuk do të ulemi në gjunjë para ndeshjeve, do kërkojmë një...

Chiellini: Nuk do të ulemi në gjunjë para ndeshjeve, do kërkojmë një mënyrë tjetër për ta luftuar racizmin

Giorgio Chiellini ka treguar se Italia nuk do të ulet në gjunjë para ndeshjes me Austrinë.

 

Debate ka pasur në ditët e fundit sa i përket solidarizimit me racizmin, duke ndjekur shembullin e Anglisë duke u ulur në gjunjë para ndeshjeve.

Leonardo Bonucci kishte deklaruar se kjo temë do të diskutohet me lojtarët dhe do të merret një vendim.

Mirëpo, kapiteni i Italisë, Giorgio Chiellini ka treguar se Italia nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

“Mendoj që nuk na ka ardhur asnjë kërkesë për një gjë të tillë” tha ai.

“Kur do të ketë një kërkesë nga skuadra të tjera, do të ulemi në gjunjë, për solidaritet dhe sensibilizim me skuadrën tjetër”, tha Chiellini.

“Do të kërkojmë të luftojmë racizmin në një mënyrë tjetër, me iniciativa të përbashkëta të Federatave në muajt e ardhshëm”, përfundoi Giorgio Chiellini.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments