Friday, May 10, 2024
HomeSportChelsea kalon lehtësisht në rrethin tjetër të FA Cup

Chelsea kalon lehtësisht në rrethin tjetër të FA Cup

Chelsea ka arritur që të kalojë në raundin tjetër të FA Cup, pasi mposhti në 1/32 e finales ekipin e ligës së pestë të Anglisë, Chesterfield me rezultat bindës 5:1.

“Blutë” e Londrës e përfunduan dilemën e fituesit qysh në pjesë të parë duke shënuar plot katër herë.

Ëerner në minutën e gjashtë, Odoi 18’, Lukaku 20’ dhe Christensen 39’ ishin realizatorët.

Në pjesën e dytë, dy ekipet shënuan nga një herë.

Fillimisht Ziyech realizoi nga penalltia në minutën e 55-të, para se Asante ta shënonte golin e nderit për Chesterfield.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments