Friday, April 26, 2024
HomeSportChallandes flet për Muriqin dhe Ujkanin, ka edhe një mesazh për Halimin

Challandes flet për Muriqin dhe Ujkanin, ka edhe një mesazh për Halimin

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka folur pas fitores së thellë ndaj San Marinos.

 

“Dardanët” triumfuan me rezultat 4 – 1, të gjitha golat që u shënuan nga Vedat Muriqi.

Pas ndeshjes, tekniku zviceran tha se mendon që Muriqi mund të shkëlqejë në Seria A.

“Po unë mendoj që e ka nivelin e Seria A, por tash duke parë parasysh lojtarë si Immobile dhe Correa, janë sulmues të fortë dhe nuk është e lehtë. Ai ka ardhur në Lazio dhe duhet të jetë i qetë, të këtë durim dhe të punojë, por është e qartë se ne e njohim Muriqin dhe mund të shkëlqejë”, deklaroi fillimisht ai.

I pyetur pse Ujkani ishte para Halimit dhe Bekaj, përgjigja e Challandes ishte se ‘gardiani’ i Torinos është kryesori kur mungon Muric.

“Pas Maltës kemi dy ndeshje pas Maltës dhe është e qartë se Bekaj dhe Halimi mund të luajnë në këto dy ndeshje. Muric është i sëmurë dhe Ujkani në këtë kohë është portieri ynë numër një. Do shohim në ndeshjen ndaj Maltës dhe në dy ndeshjet në Turqi mund t’i inkuadrojmë Halimin dhe Bekaj, nga një ndeshje”.

“Halimi duhet të luajë, ose ta ndërrojë ekipin sepse nuk ka luajtur në tri muajt e fundit. Nuk është situatë perfektë sepse ne kemi Muriqin, Ujkanin dhe Bekaj që luajnë vazhdimisht”, përfundoi ai.

Ndeshja e radhës për Kosovën është ndaj Maltës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments