Barcelona ka humbur dy ndeshjet e para të fazës grupore të Ligës së Kampionëve këtë sezon dhe në të vërtetë nuk ka qenë konkurruese në asnjërën prej tyre.

“Ne jemi në një situatë serioze, kemi pasur vetëm dy ndeshje, por kemi zero pikë”, ka thënë fillimisht Busquets në intervistën e tij pas ndeshjes.

“Duhet të mendojmë për ngjitjen në tabelë, nuk kemi zgjidhje tjetër. Duhet të presim dhe të shohim se çfarë ndodh në ndeshjet tjera. Jemi në fund, por duhet të mendojmë pozitivisht”.

Barcelona nuk pati asnjë goditje të vetme në portë nga asnjëri prej tre lojtarëve të tyre sulmues, diçka që Busquets beson se nuk pasqyron krijimtarinë e tyre.

“Nuk e di, por ne kishim shumë kryqëzime. Kishim raste që përfunduan me goditje disa metra larg portës. Statistikat janë të gjitha mirë, por ato janë shanse për të shënuar”.

“Në zonat ku vendosen ndeshjet, ne nuk kemi qenë me ndikim. Mendoj se kishim shanse të mjaftueshme, por nuk i shfrytëzuam”.

Kur u pyet mbi të ardhmen e trajnerit Ronald Koeman, Busquets refuzoi të ushqejë spekulimet se holandezi së shpejti do të shkarkohet.

“Në fund, gjëja më e lehtë është të shkarkosh trajnerin. Megjithatë, ne të gjithë kemi përgjegjësi. Kjo është një situatë serioze, me të vërtetë”, përfundoi kapiteni i Barcelonës.