Saturday, June 19, 2021
HomeLajmeKosovaBritania miraton vaksinën e Pfizer-it për fëmijët mbi 12 vjeç

Britania miraton vaksinën e Pfizer-it për fëmijët mbi 12 vjeç

Rregullatori britanik i ilaçeve të premten e miratoi përdorimin e vaksinës së Pfizer-it për Covid-19 te fëmijët e moshës 12 deri 15-vjeçare, duke thënë se ajo është e sigurt për këtë grupmoshë.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Britania e miratoi përdorimin e kësaj vaksine për adoleshentët mbi moshën 15-vjeçare, ndërsa tani mund ta marrin të gjithë ata që e kanë mbushur moshën 12-vjeçare. Në njoftim thuhet se përfitimet e vaksinës ia marrin anën çfarëdo rreziku.

Sidoqoftë, fëmijët ende nuk po vaksinohen kundër koronavirusit në Britani për shkak të rrezikut të vogël që të preken seriozisht nga sëmundja.

Sipas një studimi me rreth 2.000 adoleshentë, asnjëri prej tyre nuk doli pozitiv për Covid-19 pasi mori dy dozat e vaksinës, në krahasim me 16 të infektuar në mesin e atyre që nuk e morën vaksinën. Zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se duket që vaksina është efektive te fëmijët po aq sa te të rriturit.

Presioni për t’i vaksinuar fëmijët mund të rritet në muajt e ardhshëm, pasi po del se varianti më ngjitës indian është duke u përhapur shpejt në mesin e tyre dhe mund t’i shtojë gjasat që ata të sëmuren.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments