Thursday, March 28, 2024
HomeBotaBritania kërkon që portugezët të karantinohen për dhjetë ditë, kjo kundërshtohet nga...

Britania kërkon që portugezët të karantinohen për dhjetë ditë, kjo kundërshtohet nga ata

Britania e Madhe e ka vendosur sërish masën e karantinimit prej dhjetë ditëve për personat që vijnë nga Portugalia, kjo si pasojë e rritjes së rasteve me COVID-19.

Vendimi u njoftua nga qeveria britanike të enjten dhe vjen në mes të një rishikimi të sistemit të Mbretërisë së Bashkuar për udhëtimet.

Portugalia kishte qenë i vetmi vend i BE-së në listën e vendeve të gjelbra të Mbretërisë së Bashkuar, por kjo do të ndryshojë nga e marta, 8 qershor.

“Vendimi për të lëvizur Portugalinë, në listën e vendeve që paraqesin rrezik për Mbretërinë e Bashkuar erdhi pas rritjes së numrit të rasteve me një mutacion të variantit Delta, ekziston rreziku që të shtohet numri i këtyre rasteve të Britani për këtë kërkohet karantinimi”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Transportit në Britani.

Menjëherë pasi u publikua lajmi, një ministre portugeze reagoi në mediat sociale duke thënë se ajo, “nuk mund të kuptojë” “logjikën” e Mbretërisë së Bashkuar.”

Shiri Lanka, Egjipti dhe pesë vende të tjera gjithashtu do të shtohen në listën e kuqe të Britanisë, shkruan Euronews

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments