Friday, May 3, 2024
HomeSportBrazili arrin në finale të Kupës së Amerikës, pas fitores kundër Perusë

Brazili arrin në finale të Kupës së Amerikës, pas fitores kundër Perusë

Brazili ka kaluar në finale të Kupës së Amerikës për herë të dytë radhazi, pasi e mundi 1:0 Perunë në gjysmëfinale të hënën mbrëma.

Lucas Paqueta e shënoi golin e vetëm dhe të triumfit në Stadiumin Nilton Stantos, për ta dërguar Brazilin në finale për herë të dytë radhazi.

Kjo i jep mundësi skuadrës së Tites ta fitojë Kupën e Amerikës për herë të dytë radhazi kur të takohet në finale me Argjentinën apo Kolumbinë më 10 korrik në Maracana.

Brazili e mbizotëroi Perunë për pjesën më të madhe të ndeshjes, veçanërisht gjatë 45 minutave të parë.

Paqueta e theu akullin për t’i dhënë epërsinë brazilianëve kur shënoi nga afërsia në minutën e 35-të, pasi u shërbye nga Neymari në zonë.

Skuadra e Ricardo Garecas i bëri trysni Selecaos në pjesën e dytë, por i mungoi cilësia e duhur përpara për ta gjetur golin e barazimit.

Brazili mund të ëndërrojë për titullin e dytë radhazi në Kupën e Amerikës kur të takohet në finale më 10 korrik me fituesin e gjysmëfinales së sotme mes Argjentinës dhe Kolumbisë. /Gazeta Express/

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments