Saturday, May 18, 2024
HomeBotaBiden deklarohet pas arritjes në Poloni

Biden deklarohet pas arritjes në Poloni

Presidenti amerikan, Joe Biden ka falënderuar organizatat humanitare në Poloni për dërgimin e ndihmave humanitare në Ukrainë dhe kontributin e madh që ka dhënë në mbështetjen e refugjatëve.

Joe Biden ka mbërritur mesditën e sotme në Poloni, pas mbledhjes së samitit të jashtëzakonshëm në Bruksel ditën e djeshme me temë luftën në Ukrainë dhe sanksionet kundër Rusisë.

“Jam këtu në Poloni për të parë drejtpërdrejt krizën humanitare dhe, sinqerisht, një pjesë e zhgënjimit tim është se nuk mund ta shoh nga afër krizën humanitare në Ukrainë. Ata nuk do të më lejojnë,” tha ai.

“Kuptohet, po hamendësoj se çfarë po ndodh në Ukrainë, por mezi pres të dëgjoj nga ju në komunitetin humanitar për atë që shihni.”

Biden tha se ukrainasit kanë nevojë për mallra jetike si ushqime, batanije, para dhe ilaçe. Administrata e Biden njoftoi dje se SHBA-të do të japin më shumë se 1 miliard dollarë ndihmë humanitare për ukrainasit e prekur nga lufta.

Rreth 3.6 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, ku shumica e tyre kanë mbërritur në Poloni.

“Vuajtjet e ukrainasve kanë ardhur në pragun tuaj. Ju jeni ata që po vendosni në rrezik në disa raste edhe jetën tuaj… dhe populli amerikan është krenar që mbështetet në përpjekjet tuaja,” tha presidenti amerikan për qytetarët polakë./abcnews.al/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments