Friday, May 10, 2024
HomeSportBetejë mes Manchester Unitedit dhe PSG-së për Dembelen

Betejë mes Manchester Unitedit dhe PSG-së për Dembelen

Manchester Unitedi është futur në garë për ta blerë Ousmane Dembelen e Barcelonës në çastet e fundit, duke i bërë konkurrencë Paris Saint-Germainit.

PSG-ja ka arritur marrëveshje tashmë me Barçën për Dembelen, por Unitedi i ka futur tani hundët në garë për shërbimet e francezit.

Sipas mediave britanike, Unitedi i ka kontaktuar përfaqësuesit e Dembeles në ditën e fundit të afatit kalimtar të dimrit.

Djajtë e kuq janë në kërkim të një sulmuesi, pas largimit të Anthony Martialit në huazim te Sevilla.

Jesse Lingard pritet të largohet po ashtu, ndërsa Mason Greenwood është përjashtuar nga klubi përkohësisht, pasi u arrestua nën dyshimet për përdhunim dhe sulm ndaj të dashurës.

Barcelona i pagoi 116 milionë euro për Dembelen në vitin 2017 dhe i ka kërkuar atij të pranojë ulje page ose të largohet.

Katalonasit mezi presin ta largojnë Dembelen, në mënyrë që t’i hapin rrugë afrimit të njërit prej sulmuesve, Alvaro Morata apo Pierre-Emerick Aubameyang.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments