Saturday, April 20, 2024
HomeTop LajmetBesnik Bislimi zbulon se Edita Tahiri ia refuzoi ftesën për takim lidhur...

Besnik Bislimi zbulon se Edita Tahiri ia refuzoi ftesën për takim lidhur me dialogun

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, është duke raportuar para deputetëve në Komisionin për Punë të Jashtme.

Bislimi fillimisht ka pyetur deputetët që të tregojnë arsyen e qëllimit të këtij raportimi.

“A është qëllimi i takimit të sotëm për vizitën në Bruksel, apo vetëm për dialogun”, tha Bislimi.

I njëjti ka treguar se është takuar me Veton Surroin, Blerim Shalën dhe Skender Hysenin.

Megjithatë, Besnik Bislimi thotë se takimin me të e ka refuzuar Edita Tahiri.

“Hapi i parë që kemi marrë ka qenë grumbullimi i informacioneve, kam pas dokumente sporadike. Kam taku ish-negociatorët.  Kam takuar z.Surroi, z.Shala po edhe z.Hyseni, kam provuar që të takojë edhe Edita Tahirin po ajo ka refuzuar që të takohet me arsyetimin se çështja është e ndishme. Z.Hyseni na ka thanë se është përgatitë një dosje komplete, që iu është dorëzu qeverisë së re, por, kjo dosje nuk ka ekzistu”, tha ai.

Bislimi shtoi se në dokumentet që i janë dhënë nga Qeveria e kaluar nuk ka asgjë konkrete lidhur me punën që është bërë për dialogun.

“Në këtë dokument, nuk ka asgjë konkrete, tregon kur kanë udhëtu në çfarë aeroplani, po nuk ka substancë asgjë. Nëse është diskutu cështja e të pagjeturve, unë mendoj se vec për atë cështje është dashtë me pas dokumente, kemi shku në Bruksel, sepse Lajcak është shprehur i gatshëm që të na dorëzojë të gjtha dokumentet, për këtë arsye unë kam udhëtuar më herët se delegacioni”, tha ai

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments