Wednesday, April 17, 2024
HomeEkonomiBerjani: Çmimi i derivateve do të bie për 15 centë për herë...

Berjani: Çmimi i derivateve do të bie për 15 centë për herë të parë pas 3 muajsh

Fadil Berjani, nga Shoqata e Naftëtarëve, ka treguar se sot është ulur çmimi i derivateve globalisht, me rënie për 170 dollarë në ton, që i bie se çmimet në Kosovë do të bien për 12 deri në 15 cent.

“Një lajm i gëzueshëm për qytetarët, sot për herë të parë pas 3 muajve kemi zbritje të çmimit në berza dhe në organizatën prodhuese OPEC, ku çmimi ka ra mbi 170 dollarë, tani qytetarët kanë mundësinë të furnizohen me çmim të derivateve shumë më të lirë”, tha Berjani në ‘Info Magazine’ të Klan Kosovës.

Derivatet e naftës kanë rënie për 170 dollarë në ton, që do të thotë se i bie nga 12 deri 15 centë zbritje”, u shpreh Berjani.

“Çmimi do të jetë më i lirë për 12 apo 13 centë në ditët në vijim”.

“Mendoj se mbasi filloi çmimi të bie, do të largohemi nga kriza aktuale. Këto çmime kanë qenë enorm për konsumatorin tonë, qytetarët tanë nuk e meritojnë dhe nuk ishte dashur të paguajnë kaq shtrenjtë një litër naftë, sepse gjendja ekonomike e dimë se si është”.

Tujte Berjani tregoi se brenda një dite, Kosova harxhon 2 deri në 2.5 milionë derivate.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments