Sunday, May 19, 2024
HomeLajmeBerisha-Ramës për bordet: Bastardi i bllokëmenëve hoxhistë pranoi që ka gjetur shpëtim...

Berisha-Ramës për bordet: Bastardi i bllokëmenëve hoxhistë pranoi që ka gjetur shpëtim me metodë komuniste

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar edhe një herë nga Foltorja e Kuvendit se Bordet e Transparencës janë “shushunja që po u pinë gjakun shqiptarëve.”

Duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama që nuk ndodhej më në sallë, lideri historik i demokratëve, ndërsa e cilësoi “një bastard i bllokëmenve hoxhistë”, shtoi se e ai vetë tashmë e pranoi që ka zgjedhur metoda komuniste për të përballuar krizën.

“Prej kohësh janë denoncuar bordet, dhe sot një bastard i bllokëmenve hoxhistë e konfirmoi këtu krenarisht se me këtë metodë komuniste ka gjetur shpëtimin e qytetarëve shqiptarë. Unë bordet i denoncoj si shushunja që po u pinë gjakun e po futin në depresion me çmimet stratosferike. Ai që ia mbathi, kjo zonja këtu bëhet parzmore e tij duke shkelur rregulloren në çdo nen. Ai tha që po bën heroizëm me energji. Ky vend nuk prodhon as nga nafta as nga gazi, gjithë energjinë e ka nga burimet ujore.”

Po ashtu, duke u nisur nga incidenti që ndodhi më herët gjatë ditës në seancën plenare, Berisha e cilësoi kryeparlamentaren Lindita Nikolla, “parzmore të kryeministrit” dhe që është e gatshme për të thyer rregulloren në çdo nen të saj.

“A është njeri apo jo ky njeri moj zonjë, që je avokatja e tij më e zjarrtë që e mbron duke shkelur rregulloren. Ku e ka ky autoritetin të flasë, t’i krahasojë me viktimat e luftës së dytë botërore. Kush të lejon ty të falësh gjakun e tyre. Ka gjetur ilaçin. Sapo flas unë, ia mbath. Kur s’më lënë mua fjalën ka parzmoren këtu. Kjo s’më pengon mua që t’ia them çfarë ka ndodhur.” 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments