Tuesday, October 27, 2026
HomeLajmeKosovaBen Andoni: Kreu i Listës Studentore këndoi këngë për Kosovën, nacionalizmi mbetet...

Ben Andoni: Kreu i Listës Studentore këndoi këngë për Kosovën, nacionalizmi mbetet pjesë e ADN-së së tyre

Analisti Ben Andoni, i ftuar në emisionin “3D” me Alban Dudushin, ka komentuar atmosferën që ka vërejtur në Serbi gjatë procesit zgjedhor, duke theksuar se pavarësisht qetësisë së situatës, elementët e nacionalizmit mbeten të pranishëm në diskursin publik.

Sipas Andonit, deri në orët e mesditës situata ishte tejet e qetë, por një moment i veçantë tërhoqi vëmendjen e tij dhe i ndihmoi të kuptonte më mirë klimën politike dhe shoqërore në vend.

“Deri në drekë, situata ka qenë jashtëzakonisht e qetë. Ajo që më bëri përshtypje dhe që ma shpjeguan edhe njerëzit atje ishte se Srdanoviç, i cili është mbartësi i Listës së Studentëve, me karizmën e tij, pasi përfundoi fjalimin nisi të këndonte një këngë tradicionale serbe për Kosovën. Fjalët ishin përshtatur duke futur elementë të Listës Studentore dhe kjo të bën të kuptosh se pjesa e nacionalizmit është ende pjesë e ADN-së së tyre”, u shpreh Andoni.

Ai shtoi se simbolika që shoqëron këto manifestime mbetet e njëjtë, duke iu referuar edhe përdorimit të shenjës së njohur me tre gishta.

“Andaj kuptohet që simbolika është e njëjtë me atë të tre gishtave”, deklaroi analisti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments