Tuesday, June 18, 2024
HomeLajmeKosovaBekë Berisha tregon se çka tha Mehaj për notën diplomatike të SHBA...

Bekë Berisha tregon se çka tha Mehaj për notën diplomatike të SHBA për pajisjet ushtarake

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri, Bekë Berisha, pas raportimit të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, i quajti trillime dhe gënjeshtra të gjitha raportimet për qarje të raporteve me ShBA-të për mbështetjen me pajisje ushtarake.

 

Ai në një konferencë për medie, tha se ministri i ka sqaruar se nota diplomatike e ShBA-së vjen para çdo ndihme ushtarake, që mos t’iu lejohen palëve të treta të njëjtat.

Lidhur me ndërrimin e komandantit të FSK-së, Berisha tha se kjo është normale.

Ndryshe, sot në Komisionin për Siguri ka raportuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Raportimi i tij lidhej edhe me ngjarjet e fundit dhe raportimet në media për një notë diplomatike të SHBA për veturat ushtarake që ishin donacion amerikan, e për të cilat sipas raportimeve SHBA i kishte çuar vërejtje serioze ministrit Mehaj që të mos i përdorë për nevoja tjera.

Madje sipas raportimeve, ministri i Mbrojtjes planifikonte që këto vetura t’i ngjyroste dhe t’ua jepte për përdorim njësive speciale në veri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments