Sunday, April 28, 2024
HomeSportBayern fiton dhe mbetet lider në Bundesligë deri në Vitin e Ri

Bayern fiton dhe mbetet lider në Bundesligë deri në Vitin e Ri

Bayern Munchen e ka siguruar fitoren e radhës në Budesligë, për ta çimentuar vendin e parë në elitën gjermane. Bavarezët sonte fituan si mysafirë të Schalkes me rezultat 0-2. Gnabry (38’) dhe Choupo-Moting (52’) shënuan golat për Bayern Munchen

Bayern Munchen ka vazhduar formën e mirë duke fituar pesë ndeshjet e xhirove të fundit në Bundesligë. Sonte, viktimë e formës së mirë të bavarezëve ishte skuadra në fundin e tabelës, Schalke 04.

Pjesa e parë shkoi me dominimin e Bayernit, por ata nuk arritën që ta thyejnë shpejt mbrojtjen e Schalkes.

Kjo erdhi tek në minutën e 38-të kur Serge Gnabry mori një top nga Musiala dhe shënoi për rezultat 0-1, me të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Bayern e filloi shumë  vrullshëm dhe arritën që të shënojnë edhe golin e dytë.

Ishte një kundërsulm i shpejt i kampionit të Gjermanisë e ku përsëri ishte Musiala ai që asistoi për Choupo-Moting që shënoi gol në minutën e 52-të.

Pas 15 xhirove Bayern Munchen është në vendin e parë me 34 pikë, gjashtë më shumë së RB Leipzig që është në vendin e dytë. Nga 15 ndeshje, Bayern ka 10 fitore, katër barazime dhe një humbje.

Schalke në anën tjetër vazhdon të jetë në vendin e fundit me nëntë pikë ku nga 15 ndeshje i ka fituar dy, barazuar 3 dhe humbur 10.

Kujtojmë se Bundesliga kthehet në aksion më 20 janar. Bayern Munchen pritet të luajë kundër RB Leipzig si mysafirë në vitin 2023, ndërkaq Schalke 04 luan më 21 janar kundër Eintracht Frankfurt.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments