Wednesday, May 8, 2024
HomeLajmeBasha propozon 5 miliardë lekë për forcimin ushtarak të Kosovës, dorëzon...

Basha propozon 5 miliardë lekë [48 milionë euro] për forcimin ushtarak të Kosovës, dorëzon amendamentin në Kuvend

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë amendamentin për disa ndryshime në Buxhetin e vitit 2024, me qëllim përcaktimin e fondit prej 5 miliardë lekësh [rreth 48 milionë euro], si ndihmë për forcimin e kapaciteteve ushtarake të Kosovës.

Në relacionin përkatës të dërguar nga Basha shkruhet se kjo ndihmë bëhet e domosdoshme në kushtet e një situate të tensionuar në Kosovë, marrë shkas edhe nga sulmi terrorist i 24 shtatorit në Veri.

Po ashtu Basha bëri edhe një përmbledhje të situatës në Ballkanin Perëndimor, e cila sipas tij tregon se ndihma ushtarake për Kosovën duhet të kalojë sa më parë.

Kujtojmë se Basha e paralajmëroi amendamentin në fjalë pak ditë më parë, gjatë një komunikimi për mediat.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments