Friday, May 17, 2024
HomeLajmeBabai i Naim Murselit flet për herë të parë pas arrestimit të...

Babai i Naim Murselit flet për herë të parë pas arrestimit të djalit të tij, raportet me Liridonën, familjen e saj dhe fëmijët

Babai i Naim Mureselit ka dhënë një intervistë ekskluzive për Nacionalen në të cilën ka rrëfyer për rastin e Liridona Ademajt, e vrarë para pak ditësh nga bashkëshorti i saj që dyshohet se pagoi vrasësit, ngjarje kjo që ka tronditur vendin.

“Unë diku rreth orës 8:20 por sa kam hyrë në shtëpi në Suedi, me ka thirr djali i dytë edhe veç me kanë thënë ‘Babë, e kanë vra Liridonën’. Aty plasi vaji. Liridonën e kemi dashtë më shumë se fëmijët e mi. Kemi udhëtuar 35 orë. Gjatë rrugës, unë e kam parë intervistën e dhënë nga Naimi. ‘Na dolën hajnat në rrugë, na i plaçkitën gjërat. Unë ika me fëmijë, gruan ma vranë’. Të vetmin detaj atë e kam pasur. Nuk kisha mundësi edhe me vozitë edhe me përcjellë media.“ – u shpreh ai.

I pyetur nga gazetari Krasniqi rreth momentit kur e kuptoi se djali i tij u akuzuar për porositje, ai tha se nuk kishte shumë informacione.

“Besoni, ju betohem… dikush kish pas informacione të ndryshme por unë me që kam qenë që i thojnë ‘kryeshnosh’, kurrë asnjë indikacion se kam ditë. U kry varrimi, jam ardh në shtëpi plotë me njerëz para pas t’u folë, qatëherë e kam taku djalin tim edhe mu ka vërsul tha ‘mos jep deklarata se i prish hetimet’. I thashë që unë s’kam informacion, unë fola vetëm çka dëgjova.”

I pyetur se a ka pasur komunikim me Naimin pas arrestimit, ai u shpreh se nuk ka pasur “asnjëherë”.

“Unë jam shumë i tronditur. Liridonën e kam dashtë më shumë se vajzat e mia. Ishin disa policë aty, kontrolluan, nuk kishte asgjë. Një polic kërkoi ta lirojnë dhomën. Jemi ulur në krevat unë e ai polici. Më tha ‘Zotëri po me vjen shumë keq, kemi prova të mjaftueshme që Naimi është kryesi i veprës’. Aty unë jam tronditur sepse me ma pas dhënë krejt botën, nuk do të më shkonte as mendja që djali im e bën atë.”

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments