Facebook Instagram Twitter Vimeo Youtube
  • Lajme
    • Kosova
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Kronik e zezë
  • Bota
  • Publikime/Konkurse
  • Sport
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Opinione
  • Teknologji
  • Përkujtime
  • Tjera
    • Kultura
    • Kuzhina
    • Kuriozitetet
Search
Logo
Sign in
Welcome! Log into your account
Forgot your password? Get help
Password recovery
Recover your password
A password will be e-mailed to you.
Wednesday, August 12, 2026
Sign in / Join
Facebook
Instagram
Twitter
Vimeo
Youtube
Logo
  • Lajme
    • Kosova
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Kronik e zezë
  • Bota
  • Publikime/Konkurse
  • Sport
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Opinione
  • Teknologji
  • Përkujtime
  • Tjera
    • Kultura
    • Kuzhina
    • Kuriozitetet
HomeLajmeKosovaAuditori kritikon Ministrinë e Arsimit, ekspertët alarmojnë për PISA-n
LajmeKosova

Auditori kritikon Ministrinë e Arsimit, ekspertët alarmojnë për PISA-n

Bota Sot e Re
By Bota Sot e Re
May 17, 2022, 22:06
0
355
Share
Facebook
Twitter
Pinterest
WhatsApp
    Zyra Kombëtare e Auditimit ka kritikuar Ministrinë e Arsimit për mospërpjekje për rregullim të gjendjes në arsim në vend. Sipas tyre, kjo ka qenë mjaft e rëndësishme, duke i ditur rezultatet në testin Pisa. Ndërkohë, janë ekspertët e arsimit, ata të cilët po thonë se duhet periudhë e gjatë për të rregulluar gjendjen në arsim, pasi sipas tyre, është i tëri gabimisht

    Testi që mbahet çdo tre vjet po duket se vazhdon të mbetet problematik për nxënësit kosovarë.

    Bëhet fjalë për testin PISA, ku në vitet paraprake Kosova ka dështuar.

    E është Zyra Kombëtare e Auditimit, ajo e cila ka publikuar raportin për vlerësimin e nxënësve në teste kombëtare e ndërkombëtare.

    Ata kanë gjetur se pavarësisht rezultateve të ulëta, Ministria e Arsimit nuk ka marrë hapa për ta kuptuar arsyen e dështimit të tillë.

    “Rezultatet e vlerësimit të PISA-s në vitin 2015 nuk kanë qenë alarm për MASHTI-n dhe e njëjta situatë është edhe me rezultatet e vitit 2018, që e renditën Kosovën të tretën nga fundi”.

    ”Edhe pse situata e pandemisë gjatë viteve 2020 dhe 2021 solli shumë vështirësi në sistemin arsimor në mbarë botën, deri në fund të dhjetorit është organizuar vetëm një konferencë nga MASHT-i në vitin 2017, duke pasur parasysh se vlerësimi i radhës i PISA-s do të bëhet në prill të vitit 2022. Kjo situatë tregon se MASHT-i nuk ka ndërmarrë asnjë hap në përpjekje për të përmirësuar renditjen aktuale të Kosovës”, thuhet në raportin e Zyrës së Auditimit.

    RTV Dukagjini ka kërkuar versionin e Ministrisë së Arsimit për komentin e auditorit, por ata nuk kanë kthyer përgjigje.

    Ndërkohë, edhe eksperti i arsimit, Xhavit Rexhaj i cili kritikon ministrinë, që nuk përdorin rezultatet e testit PISA, për të ndërhyrë në sistem.

    “Kosova duhet të fillojë t’i shfrytëzojë këto rezultate të të gjitha testeve, për të parë se si po funksionon sistemi, si po funksionon arsimi në një komunë dhe se si po funksionon arsimi në një shkollë. E kjo s’ka ndodhur deri tani”, ka thënë eksperti i arsimit, Xhavit Rexhaj.

    E është ish-ministri i Arsimit, Shyqeri Bytyqi, ai i cili nuk pret rezultate të mira as për PISA 2022.

    “Vështirë të priten rezultate të mira për shkak të situatës që ka ndodhur me Covid-in. Dhe sipas të gjitha analizave që janë bërë deri tani është kuptuar që nuk ka pasur mësimdhënie dhe mësimnxënie korrekte në formën online dhe kjo mund të ndikojë në një masë edhe në rezultatin e testit PISA”, ka thënë ish-ministri i arsimit, Shyqëri Bytyqi.

    Për herë të parë Kosova mori pjesë në “PISA 2015”, ku u rendit ndër vendet e fundit pjesëmarrëse.

    Renditje pothuajse të njëjtë pati edhe në “PISA 2018”, ku nga 79 shtetet pjesëmarrëse, në lexim zuri vendin e 77-të, derisa në matematikë dhe shkencë të 76-in.

    Share
    Facebook
    Twitter
    Pinterest
    WhatsApp
      Previous article
      “Piranjat” brenda serës së kanabisit të ministrisë, provat e kriminelëve pa asnjë siguri, Ekonomi përplaset me gazetaren
      Next article
      Sot aktgjykimi për Nasimin, flet gruaja e tij: Nuk pres drejtësi, nëse e lirojnë do të befasohem
      Bota Sot e Re
      Bota Sot e Re
      RELATED ARTICLES
      Kosova

      Senatorja Ernst në Kosovë, Ambasada e SHBA: U potencua rëndësia për “marrëdhënie konstruktive SHBA-Kosovë”

      August 12, 2026, 11:31
      Kosova

      Konjufca: Serbia është burim kërcënimi dhe destabiliteti për rajonin

      August 10, 2026, 10:25
      Kosova

      Protestuesit në Tiranë zhvendosen para ambasadës së Serbisë dhe Ukrainës, thirrje UÇK, UÇK

      August 10, 2026, 9:39
      - Advertisment -

      Most Popular

      Senatorja Ernst në Kosovë, Ambasada e SHBA: U potencua rëndësia për “marrëdhënie konstruktive SHBA-Kosovë”

      August 12, 2026, 11:31

      Shpallje të pavlefshme

      August 11, 2026, 21:38

      NJOFTIM-Mbyllje Biznesi “DKM HOME TEXTIL& ELEKTRO”Sh.p.k 

      August 10, 2026, 22:04

      Shpallje të pavlefshme

      August 10, 2026, 21:59
      Load more

      Recent Comments

      EDITOR PICKS

      Senatorja Ernst në Kosovë, Ambasada e SHBA: U potencua rëndësia për “marrëdhënie konstruktive SHBA-Kosovë”

      August 12, 2026, 11:31

      Shpallje të pavlefshme

      August 11, 2026, 21:38

      NJOFTIM-Mbyllje Biznesi “DKM HOME TEXTIL& ELEKTRO”Sh.p.k 

      August 10, 2026, 22:04

      POPULAR POSTS

      Senatorja Ernst në Kosovë, Ambasada e SHBA: U potencua rëndësia për “marrëdhënie konstruktive SHBA-Kosovë”

      August 12, 2026, 11:31

      Shpallje të pavlefshme

      August 11, 2026, 21:38

      NJOFTIM-Mbyllje Biznesi “DKM HOME TEXTIL& ELEKTRO”Sh.p.k 

      August 10, 2026, 22:04
      Logo

      Rreth nesh

      BotaSot e Re është faqja juaj në internetit e lajmeve, sportit, argëtuese, muzikës. Ne ju ofrojmë lajmet më të fundit dhe video direkt nga vendi i ngarjesë.
      Adresa: Ulpian U2/1, Prishtinë, 10000 Kosovë
      Tel:
              
              

      Contact us: botasot.hejdije@gmail.com

      FOLLOW US

      Facebook

      © botasotere.com