Sunday, June 13, 2021
HomeLajmeKosovaASK: Janë ngritur çmimet e prodhimit në Kosovë

ASK: Janë ngritur çmimet e prodhimit në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar indeksin e çmimeve të prodhimit për tremujorin e parë të këtij viti, ku theksohet se indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë u ngrit për 1.5%, duke krahasuar me katërmujorin e fundit të vitit 2020.

Sipas ASK-së, ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te nxjerrja e xehes së metalit 23.3%; prodhimi i metaleve 5.8%; energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar 2.9%; prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve 2.4%; prodhimi i pajisjeve elektrike 1.9%; prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës 1.2%; prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj 0.6%; produkteve minerale jo-metalike 0.5%; dhe prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t 0.4%.

“Ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te: prodhimi i mobilieve (-4.6%); prodhimi i produkteve kimike (-2.3%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj (-0.5%); përpunimi i produkteve ushqimore (-0.3%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (-0.1%); dhe xeheroret dhe guroret e tjera (-0.1%). Çmimet e Prodhimit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 2.0%, ndërmjet TM1 2021 dhe TM1 2020. Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: nxjerrja e xehes së metalit (15.7%); prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (6.5%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (5.5%); prodhimi i metaleve (3.7%); prodhimi i pajisjeve elektrike (3.4%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të tij dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (2.5%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (2.0%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (1.1%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (1.0%); prodhimi i produkteve minerale jo-metalike (1.0%); dhe prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj (0.5%). Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te: prodhimi i mobilieve (-5.1%); prodhimi produkteve kimike (-2.6%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (-2.3%); përpunimi i produkteve ushqimore (-1.0%); prodhimi i prodhimi i pijeve (-0.4%); xeheroret dhe guroret e tjera (-0.2%); dhe grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (-0.1%)”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments